Mbrojtësi i majtë i Juventus, Alex Sandro ka zbuluar një detaj interesant rreth vazhdimit të kontratës me Juventus.
Ai ka thënë se ishte presidenti Andrea Agnelli ai që ishte vendimtari në këtë çështje.
Sipas Sandros, gjithçka u vendos pasi braziliani kishte biseduar me presidentin e skuadrës.
“Kur një lojtar rinovon kontratën, ai gjithmonë është i lumtur pasi ai e di se ka besimin e trajnerit, presidentit dhe skuadrës” ka thënë Sandro për “Corriere di Torino”, transmeton lajmi.net.
“Shkurt, jam shumë i lumtur. Do të qëndroj në Torino edhe për disa vite. Nënshkrova rinovimin sepse më pëlqen të jem tek Juve” ka thënë tutje ai.
“Gjithashtu, bisedova me presidentin dhe unë e di se ku ata e kanë qëllimin. Dua të jem pjesë e asaj historie” ka thënë në fund braziliani.
Sandro më herët është thënë se mund të përdoret si pjesë shkëmbimi për të siguruar shërbimet e Paul Pogba, por kontrata e re duket se hedh poshtë këto zëra.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...