Alexis Sanchez është përshendetur me bashkëlojtarët e tij të Arsenalit, pas pranimit të një telefonate se transferimi i tij në Manchester United do të ndodhë.
Sipas “The Daily Mirror” Sanchez do të përfshihet në skuadër nga Arsene Wenger, për ndeshjen në Emirates Stadium kundër Crystal Palace në kuadër të Premierligës.
Megjithatë, një raport tjetër i publikuar më vonë raporton se Sanchez ka pranuar një telefonatë rreth orës 23:00 së premtës.
Ky zhvillim dramatik mund të tregojë se marrëveshje më në fund do të konfirmohet në këtë vikend.
Besohet se United do të pagujë 35 milionë funte për Sanchezin këtë janar, ndërsa Henrikh Mkhitaryan do të shkojë në drejtim të Emirates Stadium.
Wenger kishte deklaruar të enjtën se marrëveshja do të kompletohej brenda 24 orëve, por nuk ka përfunduar asgjë para vikendit. /arbresh.info/
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme