Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi ka vazhduar me paraqijte të mirë me klubin e tij zviceran, Lugano. Ai ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme në Ligën e Konferencës të enjten mbrëma.
Lugano fitoi në udhëtim te Mlada Boloslav me rezultat 1-0 në ndeshjen e raundit të dytë të Ligës së Konferencës.
Më meritoni për këtë fitore të zviceranëve ishte portieri i Kosovës, Amir Saipi. Ai arriti t’i bëjë pesë pritje në këtë takim, ndërsa priti edhe një penallti në minutën e 81-të duke pamundësuar barazimin e rezultatit.
Pas kësaj paraqitje, Saipi u vlerësua me notë 8.7 dhe është pjesë e formacionit më të mirë të javës nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore.
Më të vlerësuar se portieri i Dardanëve ishin vetëm sulmuesi i Celje, Armandas Kucys me notë 9.2 dhe lojtari i Shamrock Rovers, Graham Burke me notë 8.8.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK