Viti 2020 nuk ishte aspak me fat për Kosovën. “Dardanët” u përballën me shumë mungesa për shkak të lëndimeve dhe situatës me COVID-19 gjatë gjithë vitit.
Natyrisht, kjo i kishte edhe pasojat e veta pasi skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes regjistroi rezultate negative derisa e humbi edhe mundësinë e kualifikimit në “Euro 2020”.
Përfaqësuesja e Kosovës e zhvilloi ndeshjen e fundit për këtë vit të mërkurën (18 nëntor) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër Moldavisë.
Kjo ishte ndeshja e fundit e “Dardanëve” në grupin C3 të Ligës së Kombeve, derisa Kosova e fitoi me rezultat minimal, 1:0.
Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani pësoi një lëndim në fillim të kësaj ndeshje, me ç’rast u detyrua të largohet nga fusha e lojës, ani pse në fillim tentoi ta vazhdonte ndeshjen.
Ndihmëstrajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti në një intervistë për “Zërin” ka folur në lidhje me shkallën e lëndimit të Rrahmanit.
Sahiti i cili e drejtoi Kosovën në ndeshjet e nëntorit shkaku i mungesës së Bernard Challandes, tha se lëndimi i Rrahmanit është mjaft specifik.
“Amir Rrahmani pritet të mungojë deri në tri javë pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Moldavisë”, ka deklaruar Muharrem Sahiti.
“Lëndimi i tij është specifik. Ai tentoi ta vazhdonte lojën, por ishte e pamundur”, tha Sahiti.
Scholz dhe Vuçiç takohen në Gjermani për litiumin
Kurti mirëpriti zv.kryetaren e organizatës “Internati...
Erdogan bisedë telefonike me Melonin: Në Siri po bëhet agres...
400 familje pa energji elektrike në Gjirokastër
Roli i ushtrisë amerikane në Siri pas rënies së Assadit
Rama priti në takim kryetarin e Shoqatës së Zjarrfikësve të ...