Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka folur pas humbjes 2-1 ndaj Kombëtares së Shqipërisë në ndeshjen vëllazërore.
Dardanët u mposhtën nga Kuqezinjtë me rezultat të ngushtë, ndërsa golat u shënuan nga Bekim Balaj, Myrto Uzuni dhe Vedat Muriqi.
Pas ndeshjes ka folur kapiteni i Kosovës, Rrahmani, i cili ka thënë që luajtëm për të fituar edhe pse ndeshje vëllazërore, por nuk ia arritën.
“Çdo ndeshje që luhet, ne luajmë për ta fituar dhe për ta treguar veten. Sot nuk e arritëm, por shpresojmë në dy ndeshjet e ardhshme ta arrijmë”, ka thënë fillimisht Rrahmani pas ndeshjes.
“Nuk po mendojmë që nuk e patëm motivimin nga Shqipërisë, pasi çdo ndeshje me përfaqësua vendin tonë është ndjenjë e madhe”.
“Ndeshjet në Slloveni dhe në Prishtinë janë vendimtare”.
“Shpresoj që në ndeshje kundër Sllovenisë duhet me bo lojë të mirë dhe të fitojmë. Nuk e mendojmë të shkojmë në Grupin D, por të mbesim këtu”.
“Napoli ka bë investim në mua, por e kanë pasur në plan shitjen e Koulibalyt, e cila nuk ndodhi për disa arsye. Kam fol me klubin dhe më kanë thënë që të kemi blerë për kohë të gjatë dhe do të vjen rendi të luash”, përfundoi prishtinasi. /Telegrafi/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira