Amir Rrahmani është shpallur si mbrojtësi më i mirë në Serie A për sezonin 2024/25.
Sipas të dhënave të publikuara nga CIES Football Observatory, Rrahmani është vlerësuar si mbrojtësi më i mirë në kampionatin italian, me një notë mesatare prej 7.23, duke lënë pas emra të njohur si Alessandro Bastoni dhe Alessandro Buongiorno.
Përveç kësaj, ai është përfshirë në formacionin më të mirë të sezonit në Serie A, duke reflektuar një sezon të jashtëzakonshëm me Napolin, që kulmoi me fitimin e titullit kampion .
Në nivel ndërkombëtar, Rrahmani është renditur i katërti në botë si një nga mbrojtësit më influentë të sezonit, sipas një raporti të CIES që analizon performancën e lojtarëve në 60 liga të ndryshme. Para tij ajnw renditur Virgil van Dij, Tchouamnei dhe William Saliba, transmeton KP.
Një nga pikat më të forta të tij është loja në ajër, ku ai ka fituar 98.9% të dueleve ajrore, duke lënë pas emra si Virgil van Dijk dhe Ousmane Diomande .
Statistikat e tij për sezonin 2024/25 përfshijnë 38 ndeshje në Serie A, me 111 largime të topit dhe 89 duele ajrore të fituara.
Në moshën 31-vjeçare, Rrahmani ka fituar dy tituj të Serie A me Napolin dhe është një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Itali dhe më gjerë.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...