Cristiano Ronaldo është kthyer në fushë për Manchester Unitedin, që është ndeshja e tij e parë këtë sezon.
Sulmuesi portugez nuk kishte udhëtuar me skuadrën në fazën përgatitore, duke munguar në të gjitha ndeshjet.
Thuhet se ai ka kërkuar largimin nga Manchester United për të luajtur në ndonjë klub tjetër që bën gara në Ligën e Kampionëve.
Ai sot luajti për herë të parë nën urdhërat e Erik ten Hag, ku ishte në fushë për 45 minuta.
Good to be back ?#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 31, 2022
Ronaldo nuk arriti të lërë gjurmë në këtë takim, ndërsa zëvendësuesi i tij Amad Diallo shënoi që në fillim të pjesës së dytë me tu futur në lojë.
E ardhmja e Ronaldos ende nuk është kristalizuar dhe pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë të reja.
KFOR dhuron pajisje mjekësore për Shoqatën e Kërkim-Shpëtimi...
Emigrimi i shqiptarëve drejt ShBA, ICE: Mos t’ju shkojë mend...
OSBE shpreh pikëllim për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nex...
Këta janë top 5 deputetët më të votuar të LVV
Caktohet masa e arrestit me burg për Rushan Selkon, 67 vjeça...
Dubrovnik: Një burrë humb jetën pasi valët e forta e tërheqi...