Cristiano Ronaldo dhe Luis Nani folën fjalë të mëdha për transferimin më të ri të Manchester United, Bruno Fernandes.
Sipas Goal.com, Ish-mbrojtësi i ‘’Djajve të kuq’’ Rio Ferdinand tregon se të dy janë të kënaqur me transferimin e portugezit në ‘Old Trafford’, përcjell lajmi.net
Kur foli për këtë çështje ai u shpreh: ‘’Nani, ish-kolegu im thotë se ai është fantastik, thotë se ai është perfekt për lojën në Angli’’
Ndër të tjera ai shpalosi edhe bisedën me Cristiano Ronaldon, ku tha: ‘’Cristiano më tha se ai është fantastik, ai krijon shumë shanse për të, ai manipulon me topin shumë lehtë dhe sigurt’’.
Bruno Fernandes erdhi te 20 herë kampionët e Anglisë ditën e djeshme (enjte) si top transfer i kësaj merkato. Duke parë formën e treguar deri në këtë fazë për Sportingun, pritshmëritë e tij janë të mëdha. Portugezi luan si mesfushor qendre.
Kjo lëvizje iu kushtoi ‘’Djajve të kuq’’ plot 55 milionë euro, me lojtarin që pritet të debutojë në ndeshjen kundër Wolves si vendas të shtunën.
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes