Ronaldo: “Cristiano është rikthyer”

19:22 | 1 Nëntor 2020
A Z

Cristiano Ronaldo është shumë i lumtur që është rikthyer në fushë.

Ylli portugez u inkuadruar në pjesën e dytë në takimin që Juventusi e fitoi 4-1 në udhëtim te Spezia.

35-vjeçari shënoi dy gola në këtë takim, fillimisht në minutën e 69’, tre minuta pasi hyri në lojë në vend të Paulo Dybalas, dhe të dytin nga pika e bardhë në minutën e 76’.

CR7 të premten u shëruar plotësisht nga coronavirusi dhe mori dritën e gjelbër për të zbritur në fushë.

“Ndihesha mirë në vetëizolim. Nuk kisha simptoma, por ishte gjithçka në rregull. Sot, unë u riktheva në fushë dhe jam shumë i lumtur që mund të luajë sërish futboll”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes.

“Serie A është një ligë mjaftë sfiduese, Milani është duke bërë një punë të mirë, si ashtu edhe Lazio e Napoli, Duhet të punojmë shumë, por jemi duke u rritur. Cristiano është rikthyer, kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Ronaldo deri më tani numëron pesë gola sezonin 2020/21 në vetëm tri paraqitje.

Shpërndaje në rrjete sociale