Andy Robertson prej vitesh ka qenë një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në Angli dhe jo vetëm.
Megjithatë mbrojtësi skocez ka mbushur 30 vjeç dhe forma e tij këtë edicion ka qenë shumë e luhatshme.
Për këtë trajneri i The Reds, Arne Slot ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të shtojnë konkurrencën në krahun e majtë të mbrojtjes.
Sipas Caught Offside, mbrojtësi hungarez Milos Kerkez është në krye të listës së dëshirave të The Reds.
21-vjeçari po shkëlqen me fanellën e Bournemouth ku ka shënuar edhe një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë këtë edicion në 13 ndeshje të zhvilluara.
Por për të arritur deri te Kerkez, Liverpooli duhet ta mposhtë konkurrencën e rivalit të saj më të madh, Manchester United që gjithashtu kanë shprehur interesim për të.
Nga ana tjetër Bournemouth synon që nga shitja e yllit të tyre të ri të fitojnë 40 milionë funte (48 milionë euro). /Telegrafi/
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates