Përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda e ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në grumbullim për dy miqësoret e rëndësishme të këtij muaji kundër Armenisë, më 22 mars dhe kundër Hungarisë, më 26 mars.
Në listën e Fodës janë përfshirë 24 futbollistë dhe Lindon Emërllahu që do t’i bashkohet ekipit A për ndeshjen e dytë kundër Hungarisë.
Përveç këtyre 25 lojtarëve gjenden edhe tetë lojtarë janë në listën rezervë.
Por, cilat janë risitë e përzgjedhësit të ri, Foda, dhe rikthimet në përfaqësuese?
Emri risi padyshim se është ai i yllit të Malishevës, Drilon Hazrollajt, i cili ftohet për herë të parë nga Kosova, por edhe ai i portierit të Llapit, Ilir Avdyli që gjithashtu nuk është ftuar asnjëherë pas pranimit në FIFA dhe UEFA.
Në anën tjetër, ka disa rikthime interesante, me lojtarë që nuk janë ftuar për një kohë të gjatë.
Bersant Celina, Mirlind Kryeziu dhe Blendi Idrizi janë emrat e tre lojtarëve të ftuar pas më shumë se 1 viti ‘agjërim’.
Rikthimi më i madh padyshim se është ai i yllit të Lille, Edon Zhegrova, për të cilin është raportuar shumë se ka probleme me dikë nga FFK dhe nuk do t’i bashkohej më kurrë Dardanëve.
Nga Superliga e Kosovës përveç Hazrollajt dhe Emërllahut, janë ftuar përsëri Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi, ndërsa Muhamet Hyseni gjendet në listën rezervë. /Telegrafi/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A