Juventus është i interesuar për një lëvizje për Renan Lodin te Atletico Madird, sipas Tutto Sport.
Braziliani ka qenë në formë të mirë në klubin spanjoll dhe ai është bërë një nga objektivat e Bianconerëve për të zëvendësuar Alex Sandron.
Sandro ka qenë në rënie në performancë prej disa kohësh tani dhe Juve mund ta shkarkojë atë në verë nëse arrin një ofertë e mirë.
Ish-lojtari i Portos nuk ka më mbështetje të plotë të Max Allegrit dhe Luca Pellegrini po aktivizohet në vend të tij.
Italiani nuk ka mjaft përvojë për ta zënë pozitën e Alex Sandros dhe Juve tani po kërkon të shtojë një tjetër lojtar në atë vend.
Raporti pretendon se 24-vjeçari, Lodi është identifikuar si mbrojtësi kryesor i majtë për të zënvedësuar anësorin brazilian.
Ai ka një marrëveshje me Atletico Madrid deri në vitin 2025 por “Zonja e Vjetër” mbetet me shpresë se mund të arrijë një marrëveshje me Los Colchoneros për ta transferuar atë./Arbresh.info
Kusari-Lila: Austria mbetet një ndër partnerët seriozë të Ko...
NATO përkujton përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukra...
Pas Andrew, arrestohet edhe ish-ambasadori Peter Mandelson
Abdixhiku shkruan pas takimit me Kurtin: Presidenca s’duhet ...
Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet për përjashtim të OV...
Kurti tregon nëse LVV e përkrah Osmanin për presidente