Për herë të parë në karrierë, ekipi i Guardiolës pati posedimin më të ulët të topit, 37.8%.
Manchester City ka pësuar të premten mbrëma humbjen e pestë këtë sezon në Premierligë.
Kampioni i Anglisë u mposhtë befasisht nga Wolverhampton Wanderers me rezultat 3-2.
City ishte duke fituar 2-1 deri në minutën e 82-të, kur vendasit befasuan mysafirët duke shënuar dy gola të shpejtë 82’ dhe 89’ për të përmbysur gjithçka.
Përveç humbjes së radhës në Premierligë, Pep Guardiola regjistroi edhe një tjetër rekord negativ në karrierë.
Ishte ndeshja e parë si trajner me posedimin më të ulët të topit, vetëm 37.8%.
Man City tashmë pothuajse s’ka shanse për titull, ka mbetur 14 pikë prapa liderit, Liverpoolit, që gjithashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe diferenca mund të shkojë në 17. /Gazeta Express/
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...
Rritja e çmimit të energjisë, Hoti i ka opsion edhe protesta...