Pas humbjes 8 me 2 nga Atalanta dhe largimit të Davide Nikolës, Salernitana është në kërkim të një trajneri të ri për pjesën e mbetur të sezonit në Serinë A.
Disa emra kanë qarkulluar, mes tyre edhe ai i ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Edi Reja. Italiani 77- vjeçar u largua dy muaj më parë nga stoli i kuqezinjve dhe marrja në drejtim e një klubi do të ishte një punë intensive, të cilën ai mund ta realizojë bashkë me ndihmësit e tij, mes tyre edhe Serxho Porrini.
Reja ka eksperiencë në Serinë A, ku ka drejtuar Napolin, Lacion dhe Atalantën. Mes kandidatëve janë edhe emrat e Rafa Benites, D’Aversa, Adrian Mutu dhe Valter Maxari.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...