Ish portieri i Barcelonës, Rustu Reçber ka zbuluar mbështetjen e madhe të klubit katalunas kur ishte duke ‘luftuar’ me koronavirusin.
Rustu ishte një ndër të prekurit me Covid-19 dhe për një kohë ishte në gjendje kritike, mirëpo arriti të shërohej dhe u lirua nga spitali, transmeton portali arbresh.info.
Turku ka thënë se Barelona i ka dhënë mbështetje të madhe duke i dërguar mesazhe.
“Nuk do harroj çfarë bëri Barcelona për mua, kur po vdisja nga koronavirusi”.
“Me dhuruan mbështetje të madhe dhe pasi u sëmura. Carlos Naval dhe Chemi Teres me dërguan mesazhet e klubit dhe presidentit. Në momente të tilla detajet e vogla nuk duhet harruar. Me dhuruan jetën”.
“Dua ta dinë se gjithmonë do e kujtoj. Dua t’i falënderojë të gjithë sidomos Bartomeu-n”, deklaroi ai.
Kujtojmë se Rustu ishte pjesë e Barcelonës gjatë sezonit 2003/04./arbresh.info.
Gjysma e pakove me fletëvotime nga jashtë janë verifikuar, n...
Elezi: KQZ po bën përpjekje që sa më shpejt t’i publikojë re...
Kartoni i kuq ndaj Bellinghamit/ Federata spanjolle po e het...
LALIGA një dekadë në Artmotion – Rivaliteti i El Clasi...
Kurti: e-Kosova tani edhe si aplikacion mobil për iOS dhe An...
Muriqi pjesë e formacionit të javës në La Liga