Sipas raporteve nga gazeta spanjolle ‘Marca‘, trajneri i Real Madridi do t’i jap dritën e gjelbër klubit në garën për yllin e Monacos Kylian Mbappe vetëm nëse njëri nga yjet aktual të klubit largohet nga Bernabeu.
Derisa sulmuesi kolumbian James Rodriguez pritet të largohet nga Madridi këtë verë, thashethemet thonë se Zidane do të dëshironte të insertoj Kylian Mbappen menjëherë në formacionin e tij, gjë që do të thotë se njëri nga sulmuesit e skuadrës staruese mund të largohet gjithashtu, transmeton portali arbresh.info.
Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema thuhet të jenë të paprekshëm në kryeqytetin spanjoll duke lënë yllin uellisan Gareth Bale si zgjedhje të fundit.
Pas problemeve të shumta me lëndime dhe rikthimit në formë të Iscos, thashethemet janë ngjallur javëve të fundit duke thënë se gjigantët në Premierë Ligë, Manchester United dhe Chelsea, mund të jenë të gatshëm për të bërë oferta.
Besimi i hierarkisë së ‘Los Blancos’ në ish yllin e Tottenhamit vazhdon të humb dita ditës dhe duket që kjo verë mund të shënojë fundin e tij në Madrid./arbresh.info

Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...