Është përfolur shumë për ndryshimet në planet e transferimeve nga Real Madridi qysh pas arritjes së Zinedine Zidanes si kryetrajner dhe njëri prej këto ndryshimeve ka të bëjë me interesimin e raportuar nga klubi në sulmuesin e Paris Saint Germainit – Neymarin.
Raportet shkuan aq larg sa sugjeronin se Reali ishte i përgatitur për të ofruar 350 milionë euro për brazilianin, por tani gazeta spanjolle AS pretendon se plani i paraparë është anuluar, transmeton portali arbresh.info.
‘Los Blancos’ kanë pasur një sezon të dobët si rrallë herë. Ata kanë humbur shanset reale për të fituar titullin në La Liga dhe janë eliminuar në të gjitha kompeticionet tjera duke rezultuar në shkarkimin e dytë sezonal pasi Santiago Solari ndjeku Julen Lopeteguin në derën e largimit.
Zidane, i cili ishte larguar nga pozita e tij pas tre trofeve të suksesshëm në Ligë të Kampionëve te klubi verën e kaluar, është rikthyer për të sjellë sukses sërish dhe për të nisur një projekt të ri.
Sidoqoftë, duket se pjesë e këtij projekti nuk do të jetë lojtari më i shtrenjtë në histori./arbresh.info/
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...
Rogerti në rolin e dajës së Brikenës – ia ndërpret das...