Real Madridi është duke planifikuar festën e Kupës së Botës për Klube para ndeshjes El Clasico ndaj Barcelonës të shtunën.
Cristiano Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij do të jenë para tifozëve të tyre për herë të parë qysh pas triumfit në FIFA dhe planifikojnë ta shfaqin atë para tifozëve të tyre, transmeton portali arbresh.info.
Kapiteni i ‘Los Blancos’, Sergio Ramos do të udhëheq festën para fillimit të ndeshjes në La Liga ndërmjet dy klubeve më të mëdha spanjolle. Ronaldo shpresonte që Barcelona do të krijojë tunelin e nderit, megjithatë mësohet që diçka e tillë nuk do të ndodhë.
Ndeshja, e cila fillon në mesditë, është vendimtare për shpresat e Real Madridit në garën e tyre për titull. Ata nisin derbin me 11 pikë prapa rivalit të tyre, megjithëse kanë një ndeshje më pak pa zhvilluar.
Disfata e skuadrës së Zinedine Zidanes do t’i ipte fund çdo shpresa që ata mund të ngjiten në krye të tabelës. Disa besojnë që festimi i suksesit të Kupës së Botës për Klube para ndeshjes kundër Barcelonës do të jetë shpërqendrim.
Megjithatë, mund të ndodhë që kjo edhe t’i inspirojë ata. Kur Ronaldo shfaqi Topin e Artë para ndeshjes së tyre ndaj Sevillas, Real Madridi fitoi me rezultat 5 me 0./arbresh.info/
BE shpreh keqardhje për anulimin e takimit Brdo-Brioni nga K...
Ambasada e ShBA-së mesazh lojtarëve: Luani fort dhe bëjeni K...
Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s
FFK me dhuratë të veçantë për tre baballarët e rinj ‘Dardanë...
Kurti në 27-vjetorin e masakrës së Pastaselit: 106 civilë u ...
Mbreti Charles takim me Trump, vizitë historike në fund të p...