Klubi spanjoll, Real Madridi është gati të hap zyrtarisht bisedimet për një marrëveshje transferimi për mbrojtësin e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Real Madridi do të hapë bisedimet zyrtare me kampin e Alexander-Arnold në ditët në vijim.
Los Blancos thuhet se kanë kontaktuar me Liverpoolin për mundësinë e nënshkrimit të mbrojtësit në janar me një ofertë prej 15 milionë euro dërguar klubit anglez.
Megjithatë, nuk pritet që Liverpool ta lërë Trentin të shkojë për 15-25 milionë euro në mes të sezonit.
‘Plani B’ i Real Madridit është të presë deri në verë dhe të marrë mbrojtësin e djathtë falas kur kontrata e tij të përfundojë në qershor. /Telegrafi/
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...