Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs, i ka mohuar akuzat e bëra kundër tij për sulm ndaj të dashurës.
Legjenda e Manchester Unitedit u arrestua nën dyshimin për sulm ndaj të dashurës së vet, sipas mediave britanike, transmeton Gazeta Express.
Përfaqësuesit e tij kanë thënë se Giggis i mohon akuzat për sulm që u bënë kundër tij dhe se po bashkëpunon me policinë.
Federata e Futbollit e Uellsit e anuloi konferencën për media të planifikuar për ditën e marte, ku Giggs parashihej ta bënte publike listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e nëntorit.
“Ne jemi në dijeni për akuzat ndaj trajnerit të ekipit kombëtar, Ryan Giggs. Ne nuk do të bëjmë asnjë deklaratë për momentin”, thuhet në reagimin e Federatës së futbollit të Uellsit.
Ndërsa, në një komunikatë të pubkiluar në emër të Giggsit, thuhet: “Ai po bashkëpunon me policinë dhe do t’i ndihmojë asaj në hetime”.
Giggs është liruar me kusht në pritje të hetimeve të tjera.
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...