RB Leipzig ka zvogëluar edhe më shumë çmimin e qendërmbrojtësit Dayot Upamecano, i cili mbetet dëshira e madhe e Arsenal-it.
Sipas Bild, nga 40 milionë euro sa kërkonte klubi gjerman, kjo vlerë është zvogëluar në 20 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Arsenal është i kënaqur me këtë çmim dhe do e paguajë gjatë verës, por njëherë duhet ta bind Upamecano-n të transferohet në “Emirates”.

Klubet e mëdha si Barcelona, Manchester United, Tottenham, Chelsea dhe Bayern Munich gjithashtu janë të interesuar, por “Topçinjtë” prijnë garën.
Upamecano këtë sezon ka qenë në top formë duke bërë 29 paraqitje në të gjitha garat duke kontribuar me një asistim./arbresh.info.
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...