Yllit kosovar i ka rënë vlera përgjysmë, Werder Bremeni shpreson ta shesë atë gjatë verës
Vlera e Milot Rashicës ka rënë dukshëm kohëve të fundit.
Ylli kosovar dikur peshonte 30 milionë euro.
Mirëpo, rënia e formës së 24 vjeçarit ka bërë që me kalimin e kohës të bie edhe vlera e tij.
Mediat gjermane shkruajnë se Werder Bremeni do të ishte i kënaqur nëse e shet përfaqësuesin kosovar 15 milionë euro gjatë verës që vjen.
Vushtrriasi dështoi të transferohej në një klub më të madh evropian verën e kaluar, por edhe në janarin e fundit, shkruan Gazeta Express.
E vera që vjen duket se do të jetë vendimtare për të ardhmen e ish-futbollistit të Vushtrrisë dhe Vitesses.
Aston Villa e kërkonte Rashicën në Premierligë, kurse në Gjermani e duan Leipzigu, Bayer Leverkuseni dhe Hertha Berlini.
Nëse para një viti Werderi mund ta shiste deri në 30 milionë euro, tash duhet të kënaqet nëse e merr gjysmën e kësaj shifre.
Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...