Ballkani është listuar në skuadrat evropiane pas ndeshjeve kualifikuese dhe atyre brenda grupit në Europa Conference League.
Nga 423 skuadra evropiane, Ballkani mban pozitën e 334, pasi kjo ishte hera e parë që u paraqit në Evropë.
Vitin e fundit Prishtina ishte jashtë këtyre garave, porse katër vjet rresht mori pjesë për t’u renditur në pozitën e 299-të.
Në pozitën e 370-të është Llapi e nën të Gjilani.
Të dyja këto skuadra nga dy herë janë paraqitur në garat e UEFA-së.
Nga klubet kosovare në këtë ranglistë të UEFA-së për koeficientin e klubeve, më së larti është e renditur Drita, që ka koeficient 6.5 dhe pozicionohet në venin e 198-të, më lartë se shumë skuadra të njohura evropiane si Vorskla, Luzern, Liepaja, Dinamo Minsk e të tjera.
Superliga e Kosovës mbanë pozitën e 33-të në Evropë nga 55 kampionate të shteteve sa janë në listë.
Kosova lë pas vetes: Finlandën, Bosnjën, Irlandën, Shqipërinë dhe disa shtete tjera.
KQZ: Partitë të tregojnë deri më 7 maj për (mos) pjesëmarrje...
Kosova ndjek SHBA-në në Gazë
Engjëllusha Salihu paralajmëron projektin e ri “Pritja e ëmb...
Kapet “dileri” në Muriqan, pritet ekstradimi i tij në Kosovë
Mediumi spanjoll zbulon prapaskenat: Zinedine Zidane e refuz...
Haxhiu: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë