Drita është mposhtur 0-3 nga AZ Alkmaar në kuadër të rrethit të pestë të Ligës së Konferencës.
Pas ndeshjes trajneri Zekirija Ramadani, ka komentuar humbjen ku ka theksuar se holandezët e kanë merituar plotësisht fitoren.
“E dinim se kemi përballë skuadër mjaft e efikase. U munduam t’i ndërpresim aksionet e rrjedhshme. Ishte ndoshta kundërshtari më i vështirë në garat evropiane”.
“Jam i kënaqur me paraqitjen dhe angazhimin e lojtarëve dhe kjo na jep shpresë të vazhdojmë para. Siç ishte ky kundërshtar, ndoshta Vallecano është edhe më i fortë. Kemi edhe një javë kohë për t’u përgatitur”.
“Nuk e kemi komplet ekipin, secili ndjen dhimbje, por janë tre javët e fundit, do të bëjmë të pamundur të kthehemi të pamposhtur”, ka thënë Ramadani.
Drita ka tetë pikë pas pesë ndeshjeve, derisa ndeshjen e fundit e luan ndaj Rayo Vallecanos në udhëtim./Arbresh.info
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...