Gjatë sezonit 2016/17, Ivan Rakitic pësoi një humbje të vetëbesimit, por lojtari tani ka rishfaqur formën e tij dhe është duke shijuar jetën nën udhëheqjen e trajnerit të ri Ernesto Valverde.
Ish trajneri i Athletic Club është në dijeni se çfarë lojtari të veçantë ka në dispozicion dhe është mbështetur në Rakiticin që nga dita e parë duke e përdorur atë si pjesë e qendrës së mesfushës si dhe si një mesfushor të avancuar gjithashtu, transmeton portali arbresh.info.
Për shkak të kësaj, Rakitic është bërë pjesë kryesore e asaj që bënë Barcelona në mesfushë dhe tani është arma e re e skuadrës.
Mesfushori kroat ka krijuar asistime të jashtëzakonshme për Lionel Messin në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Espanyolit, para se të shënonte një gol mbrëmjen e së martës kundër Juventusit.
Duke finalizuar 79 nga 83 pasimet kundër skuadrës nga Torino, ai ka arritur normën prej 95 për qind, e cila është kaluar vetëm nga Gerard Pique.
Me një saktësi kaq të lartë të pasimeve, ai mund të bëhet një armë e rëndësishme ofensive për skuadrën katalunse dhe njëri nga lojtarët e zakonshëm startues të Valverdes./arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...