Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e tretë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor kundër Armenisë dhe Komoreve.
Pas përfundimit të stërvitjes së parë me Kombëtaren e Kosovës, Ron Raçi, i cili është ftuar për herë të parë nga përzgjedhësi Franco Foda, ka ndarë emocionet e tij për këtë moment të rëndësishëm në karrierën e tij.
“Jam mjaft i lumtur. Ta përfaqësosh vendin tënd është një ndjenjë shumë e mirë dhe jam krenar që jam në mesin e këtyre djemve. Do ta jap maksimumin për Kombëtaren e Kosovës. Jam duke u munduar të përshtatem me ekipin dhe taktikat e trajnerit. Stërvitjet që po i bëjmë janë me intensitet mjaft të lartë dhe shpresoj të jap më të mirën nga vetja. Të dyja miqësoret që na presin duhet t’i fitojmë, në mënyrë që të jemi më të motivuar për kualifikimet e Botërorit që na presin nga shtatori”, ka thënë Raçi për kanalin zyrtar të FFK-së.
Seanca e radhës stërvitore është paraparë të mbahet të mërkurën, në orën 17:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...