Fabio Quartararo ka folur për raportet e tij me Valentino Rossi.
Quartararo, ylli i ri i Yamaha, ka zënë vendin e Valentino Rossi, si fytyra e skuadrës, pas një sezoni të jashtëzakonshëm qysh në vitin e tij të parë.
Quartararo e di se kjo mund të mos iu ketë pëlqyer tifozëve të ‘Doctor’, por shpreson që ata të mos kenë urrejtje për të.
Tutje, ai ka zbuluar se si edhe vet ishte tifoz i ikonës italiane, duke e ndjekur thuajse në secilën garë.“Kur isha i vogël, Rossi më dha motivin të bëhesha motoçiklist.
Duke parë atë të fitonte në Moto GP, më bënte të lumtur. Kur ai fitonte, ishte si të fitoja unë”, ka thënë Quartararo, transmeton lajmi.net.
“Sinqerisht, unë nuk e vë re se po garoj me të dhe se vitin tjetër unë marr vendin e tij, dhe motoçikletën e tij”, ka shtuar francezi.“Shpresoj të marrë më shumë dashuri sesa urrejtje nga tifozët italianë, dhe se ai (Rossi) do të jetë në skuadrën e Petronas. Sepse, nëse Valentino mund të garojë deri në 65 vjeç, edhe atëherë do të isha i lumtur”, ka thënë tutje garuesi me numrin 20.
Quartararo tashmë është piloti me vëmendjen më të madhe në Yamaha, pasi Rossi është në vitet/vitin e fundit të karrierës së tij.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës