Arsenali i Pierre Emerick Aubameyangut mirëpret sonte (e enjte) Atletico Madridin në takimin e parë të gjysmëfinales në Evropa Ligë.
Por, sulmuesi gabonez nuk ka të drejtë të luaj në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për skuadrën e tij, transmeton portali arbresh.info. Ndryshe nga Philippe Coutinho i Barcelonës në Ligë të Kampionëve, Aubameyang nuk ka të drejtë të lauj për takimet në Evropa Ligë.
Sulmuesi i Arsenalit përfaqësoi Dortmundin në futbollin evropian në fillim të këtij sezoni, por vetëm në Ligë të Kampionëve.
Arsyeja pse Aubameyang nuk mund të luaj për Arsenalin është se vetëm një lojtar mund të regjistrohet në futbollin evropian gjatë muajit janar.
Duke marrë parasysh që Henrikh Mkhitaryan nënshkroi i pari për Arsenalin, ai ishte shtuar te skuadra për Evropa Ligë duke mos lënë vend për ish bashkëlojtarin e tij te Dortmundi./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit