Vëllaznimi dhe Prishtina luajnë sonte ndeshjen e dytë çerekfinale në kuadër të Play-offit në basketbollin kosovar.
Ndeshja fillon nga ora 20:00, shkruan Arbresh.info.
Bardhekaltrit me një fitore eventuale do e siguronin gjysmëfinalen e Play-offit për këtë sezon pasi seria do të shkonte në 2-0.
Kurse Vëllaznimi me çdo kusht dëshiron fitoren për të dërguar serinë në ndeshjen e tretë.
Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave u mbyll me rezultat 72-64 në kryeqytet dy ditë më parë.
Nëse Vëllaznimi arrin të barazoj serinë atëherë fituesi i kësaj serie do të kuptohet mesjavën e ardhshme në ‘Pallatin e Rinisë dhe Sporteve’ në kryeqytet, pasi Sigali ka përparësinë e terrenit vendas pasi ishte një pozitë më lartë se gjakovarët në sezonin e rregullt.
Kurse fituesi i këtij çifti në gjysmëfinale do të përballet me Trepçën.
Kujtojmë se pas kësaj ndeshje Prishtina udhëton në Qipro për ‘Final Fourin’ e Ballkan Ligës, aty ku do të jetë edhe skuadra tjetër nga Kosova, Peja./Arbresh.info/
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...