Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ivan Balliu, vlerësohet nga prestigjozja “L’Equipe” si një nga lojtarët më të mirë të kësaj fundjave në futbollin francez duke u përzgjedhur në formacionin më të mirë.
Mbrojtësi kuqezi vlerësohet me notën 7 pas paraqitjes perfekte në transfertën e Angers ku u aktivizua si mbrojtës i djathtë në formacionin 4-4-2 të trajnerit Philippe Hinschberger te Metz.
25-vjeçari u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes duke e ndihmuar ekipin e tij të arrinte një sukses shumë të rëndësishëm me rezultatin 1-0. Në formaconin ideal të javës së 6, ai rreshtohet në krahun e djathtë të mbrojtjes me 5 lojtarë dhe sipas “L’Equipe”, Balliu fitoi çdo duel duke pësuar madje edhe 3 faulle.
Në fundin e ndeshjes, ai arriti të ruante të paprekur portën e Mertz pasi topi po drejtohej në rrjetë. Me një ndërhyrje vendimtare në vijën fatale, Balliu ruajti avantazhin e skuadrës së tij, shkruan “SuperSport.al”.
Mbrojtësi shqiptar është lojtari i vetëm i Metz që përfshihet në frmacionin më të mirë të javës ku bëjnë pjesë gjithashtu edhe emra me peshë të kampionatit francez si Falcao, Rabiot apo Malcom. 25-vjeçari shqiptar i lundur në Spanjë numëron 4 ndeshje si titullar këtë sezon me fanellën e Metz ku ka arritur të kthehet në një pikë referimi për skuadrën franceze.

Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...