Kërcyesi polak Norbert Kobielski është pezulluar përkohësisht për doping vetëm disa ditë përpara Olimpiadës së Parisit, njoftoi të martën Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU).
27-vjeçari, i cili ka rekordin personal prej 2.33 metrash, përfundoi i 10-ti në kampionatin botëror të vitit të kaluar në Budapest dhe i gjashti në kampionatin evropian në Romë muajin e kaluar.
Kobielski është larguar nga delegacioni olimpik polak në kryeqytetin francez.
AIU tha se ai kishte rezultuar pozitiv për “metabolitin e ndaluar pentedrone norephedrine”.
Ceremonia e hapjes për Lojërat Olimpike 2024 zhvillohet të premten përgjatë lumit Seine, megjithëse kualifikimet e kërcimit së larti për meshkuj nuk do të zhvillohen deri më 7 gusht, me finalen tre ditë më vonë./Arbresh.info/
Policia e Kosovës e arreston një shtetas gjerman të kërkuar ...
Raketa bërthamore ruse Oreshnik dislokohet në Bjellorusi
KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të energjisë: N...
Arrestohet personi i dytë i dyshuar për vjedhjen e matësve t...
Kurti: Avancimi në GTMI tregon përparimin e Kosovës në shërb...
Presidenti sllovak vjen në Kosovë për të vizituar ushtarët n...