Sipas programit të radios katalunase RAC1 Tú Diràs, pesë lojtarë të Barcelonës dhe dy anëtarë të stafit trajnues u testuan pozitivë për koronavirus pasi skuadra iu nënshtrua testeve menjëherë në fillimin e pandemisë.
RAC1 pretendon se anëtarët e skuadrës së parë që iu nënshtruan testeve të gjakut dhe ata që testuan pozitivisht për virusin ishin asimptomatikë, përcjell lajmi.net
Të gjithë ata aktualisht janë të shëndetshëm dhe të aftë të kthehen në fushë.
Informacioni i raportuar nga RAC1 nuk është konfirmuar nga klubi dhe as nuk është paraqitur në ndonjë nga raportet e LaLiga për rastet e koronavirusit.
Sipas pretendimeve, brenda departamentit të stërvitjes së Barcelonës kishte një ndjenjë shqetësimi kur u mor vendimi për t’u rikthyer në stërvitje dhe si lojtarët që kishin testuar pozitiv për Xovid-19 mund të jenë më të ndjeshëm ndaj dëmtimit.
Mbi 45% të numëruara, kaq vota kanë marrë liderët e partive ...
DnV: Zgjedhjet e 28 dhjetorit, në përputhje me standardet de...
Rasti tragjik në Pejë, Prokurorja e Krimeve të Rënda drejt v...
Ambasada britanike përgëzon KQZ-në për procesin e qetë zgjed...
Aktakuzë ndaj 21 personave për vrasjen e 42 civilëve në Reça...
Aksident me teleferik në Itali, 100 persona shpëtohen me hel...