Një numër i vogël i tifozëve serbë, dje tentuan që së paku për disa momente ta ndërprejnë ndeshjen miqësore në mes të Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Madagaskarit, e cila u zhvillua në Paris, duke shfaqur disa banderola, shkruajnë mediat serbe.
Sipas gazetës “Blic” në Serbi dhe disa pamjeve të publikuara nga po ky medium, duken disa persona që afrohen pranë rrethojave të stadiumit ku Kosova po e zhvillonte ndeshjen me Madagaskarin, të cilët zbulojnë disa banderola që nuk shihet qartë se çfarë shkruhet, pasi po të njëjtit largohen me vrap me ty afruar policia dhe sigurimi i stadiumit.
Më pas, përmes fotografive që publikon “Blic”, bëhet e qartë se çfarë ka pasur të shkruar në banderolat në fjalë, që thuhet se janë bërë nga një bashkëpunim i disa tifozëve serbë, rumunë e grekë.
Në njërën shkruhej “UEFA e përkrah terrorizmin”, kurse në tjetrën “Kosova-Nuk ka dorëzim”.
Po sipas burimeve të “Blic” nga Serbia, thuhet se gjesti në fjalë ka qenë dashur të jetë një lloj kundërpërgjigje për dronin e famshëm, i cili u shfaq në stadiumin e Beogradit, në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2016” në mes Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014.

VIA: Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli ri...
Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet konkursi i ri...
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...
Sorensen: Nuk do të ketë bilateralizim të dialogut Kosovë-Se...
Rama nga Brukseli: Nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë...
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme