Provat e kësaj fundjave në Jerez kanë shkuar më mirë për Valentino Rossin.
Javën e kaluar, në garën hapëse të sezonit, Vale Rossi nuk pati garën më të mirë të mundshme, madje ai u tërhoq.
Në provat e sotme, piloti italian ka bërë shumë më mirë sesa javën e kaluar, duke kapur kohë më të mirë.
Ai doli me kohën e tetë më të shpejtë këtë pasdite, me vetëm tre pilotë që ishin më mirë në provat e dyta, përcjell lajmi.net.
“Kam një ndjenjë të mirë sot sepse ne ndryshuam disa gjëra në motoçikletë, ndihem më rehat, mund të ngas më mirë”, ka thënë Rossi, transmeton lajmi.net.
“Isha më i shpejtë në garë. Duket se jemi më të fortë sesa javën e kaluar”, ka thënë tutje‘The Doctor’.
Rossi do të ketë nesër garat kualifikuese për të mësuar se nga cila pozitë do të niset të dielën.
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...