Ka përfunduar xhiro e 10-të në Ligën e Parë të Kosovës me derbin mes Trepçës ’89 dhe Vushtrrisë që është luajtur sot dhe është mbyllur baras 1-1.
Ka qenë një xhiro ku nuk kanë munguar befasitë, teksa Vëllaznimi është ndalur në barazim 2-2 nga Suhareka dhe Liria ka luajtur baras në derbin e qytetit me Prizrenin 0-0.
Trepça është befasuar në shtëpi nga Rilindja 1974 duke pësuar humbje 0-2, ndërsa Ramiz Sadiku është përkujdesur për një rikthim spektakolar duke e mposhtur Dinamon 3-2.
Besa ka luajtur baras 0-0 me Kikën, njësoj siç përfundoi edhe ndeshja mes 2 Korrikut dhe Vjosës. Ndërkohë Feronikeli ka arritur fitore të madhe 3-0 ndaj KEK-ut.
Feronikeli është lider i kampionatit me 23 pikë, derisa Vëllaznimi e ndjek në pozitën e dytë me 21 sosh.
Në pozitën e tretë është befasia Tefik Çanga me 20 pikë, ndërsa Vushtrria është e katërta me 19 sosh.
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian
Shënohet 28-vjetori i `Epopesë së Dukagjinit`
Shea: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë shpëtoi jetët e kosovarëv...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...