Të dielën (sot) ka përfunduar Klinika për Trajnerët e Basketbollit, që u organizua nga Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Në këtë Klinikë, për dy ditë me radhë, kanë ligjëruar trajnerët e mirënjohur, Oktay Mahmuti dhe Jukka Toijala.
Ata për dy ditë kanë ligjëruar para trajnerëve kosovarë, ku numri i tyre ishte mjaft i madh.
Në ditën e dytë, sot, Mahmuti ka ligjëruar me temën Sulmi Pick & Roll. Ai me përvojën e tij shumë vjeçare ka treguar se si sulmi të jetë më i suksesshëm. Në fund ka dhënë mesazh për trajnerët që të punojnë sa më shumë për të pasur suksese.
Toijala ka ligjëruar me temën Ndërtimi i Koncepteve të Sulmit të Përfaqësueses së Estonisë.

Ligjëratat nga Mahmuti dhe Toijala janë mirëpritur nga trajnerët e pranishëm, duke u vlerësuar si shumë të nevojshme për zhvillim sa më profesional. Mahmuti ka përvojë të gjatë në basketbollin evropian, si një trajner shumë i suksesshëm në Euroligë dhe me shumë trofe të fituar në Turqi, kurse Toijala është përzgjedhës i Estonisë. /arbresh.info/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...