Gjatë ditës së sotme janë përditesuar të dhënat e fundit nga faqja e specializuar për vlerësimin e klubeve dhe futbollistëve Transfermarkt.
Një përditësim i tillë ka ndodhur edhe me skuadrat e Superligës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Kampionia në fuqi e Superligës për sezonit që lamë pas Drita, vazhdon akoma të mbetet skuadra më e vlefshme në Superligë, ku vlera totale e ekipit arrin në 7.50 milionë euro.
Pozita e dytë i takon Ballkanit të Suharekës me vlerë totale prej 6.25 milionë euro, derisa vendi i tretë është për skuadrën më të trofeshme në histori të Kosovës, Prishtinën, ku vlera e skuadrës ka shkuar në 5.68 milionë euro në fund të këtij viti.
Pas kryeqytetasve vjen Gjilani me 5.39 milionë euro, kurse në vendin e pestë ndodhet Malisheva me 5.20 milionë euro.
Ndërkohë, Llapi i Tahir Batatinës është në pozitën e gjashtë me vlerë prej 4.85 milionë.
Drenica ka pasur një ngritje të vlerës së skuadrës në Transfermarkt, ku tashmë klubi nga Skenderaj kap shifrën e 3.75 milionë.
Ndërkohë, befasia e kampionatit për stinorin vjeshtor Dukagjinin është i teti me 3.33 milionë, vlerë të skuadrës.
Katër milionë më pak vlen skuadra e Ferizajt, që ndodhet në pozitën e nëntë.
Derisa radhitjen e mbyll Prishtina e Re, e cila ka pasur një rritje në vlerën e skuadrës. Ekipi i inkuadruar këtë vit në Superligë tashmë posedon 2.67 milionë euro vlerë.
Në total sipas Trasnfermarkt, të gjitha ekipet e Superligës kanë një vlerë të përbashkët totale rreth 47.89 milionë euro./Arbresh.info

Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici
ZYRTARE: Endrick i bashkohet Lyonit në formë huazimi
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...
Polici mori ryshfet nga shtetasi serb që t’ia mundësojë hyrj...