Superliga e Kosovës në futboll do të sjell përballje tejet interesante në javën e 21-të.
Java nis me përballjen mes kampionit aktual Ballkanit dhe Feronikelit’74.
Skuadra nga Suhareka, shihet si favorit absolut për t’i arkëtuar edhe tri pikë të reja.
Kjo përballje zhvillohet të premten me fillim nga ora 13:00.
Të shtunën, Drita po ashtu e ka për qëllim t’i fitojë tri pikë në Gjilan për ta ruajtur primatin dhe distancën ndaj ndjekësve.
Por, “Intelektualët” s’do të kenë punë të lehtë pasi përballë do ta kenë Suharekën.
Llapi, po të shtunën, do ta ketë një sfidë të vështirë teksa e pret Malishevën e Bekim Isufit.
Të dy ekipet së fundmi iu rikthyen fitoreve dhe do të jetë mjaft interesante ta shohim se cila prej tyre do ta vazhdojë këtë seri pozitive.
Prishtina do të ketë punë të vështirë në Ferizaj, i cili është në kërkim të pikëve për t’u larguar nga zona e rrezikshme.
Kurse, Dukagjini pas fitores së madhe ndaj Suharekës, e ka një tjetër mision: ta mposht Gjilanin në Klinë dhe të marrë frymë më lirshëm.
Një ndeshje do të luhet të premten, dy të tjera të shtunën dhe dy të dielën.
Krejt ndeshjet nisin me fillim nga ora 13:00./ Klankosova.
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...