Raportohet se Pepe Reina ka pranuar transferimin te AC Milani, i cili i ka ofruar kontratë dy vjeçare me opsionin për vitin e tretë.
Portieri i Napolit do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe ‘Partenopei’ nuk dëshiron t’i ofrojë një kontratë të re me më shumë se 12 muaj, transmeton portali arbresh.info.
Në fillim të javës u raportua se spanjolli ka zgjedhur të largohet prandaj dhe “Rossonerët” janë shfaqur si një destinacion i mundshëm i tij.

Tani, ‘Tuttosport’ raporton që Reina ka pranuar rolin si një opsion i dytë prapa Gianluigi Donnarummas dhe është i gatshëm të nënshkruaj një kontratë dy vjeçare me vlerë prej dy milionë euro për sezon.
Ajo mund të përfshij gjithashtu opsionin për tri vite, ndërkohë që veterani mund përfundoj duke qenë numër një te AC Milani në rast se Paris Saint Germain synon me çdo kusht transferimin e Donnarummas./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes