Peja nuk ka arritur të kualifikohet në finalen e Ligës Ballkanike pasi është mposhtur në ndeshjen e dytë gjysmëfinale nga Rilski me rezultat 66 me 82.
Edhe pse në Bullgari kishte fituar me rezultat 63 me 62 dhe në “Karagaçi” i mjaftonte edhe barazimi.
Rilski Sportist fitoi periudhën e parë me tre pikë epërsi, 19 me 16, ndërsa në të dytën shtoi epërsinë edhe për dy pikë. Çereku i dytë përfundoi me rezultat 21 me 19.
Në pjesën e dytë pritej që Peja të ngjallej dhe të kthehej në takim, por Rilski nisi fuqishëm duke vulosur fitoren dhe plasmanin në finalen e madhe. Periudha e tretë përfundoi me rezultat 26 me 16 në të mirë të bullgarëve, që fituan edhe në të katërtën me rezultat 16 me 15.
Zarko Rakocevic i Rilskit ishte lojtari i ndeshjes me 22 pikë e 11 kërcime, teksa Dominique Wise u dallua te Peja me 17 pikë të shënuara.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...