Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nuk e ka mohuar mundësinë e transferimit të Paul Pogbas.
Ai deklaroi që Barca i ka edhe 20 ditë kohë dhe gjithçka mund të ndodhë, përcjellë “Lajmi.net”.
“Pogba? Nuk dua të them ndonjë emër, ne kemi respekt për të gjitha klubet dhe kemi edhe 20 ditë kohë”, deklaroi Bartomeu.
“Është më mirë të pyetni Eric Abidal, Ramon Planes ose Pep Segura për transferimin e lojtarëve. Kemi ende kohë për lëvizje”, shtoi ai.
Në anën tjetër, Paul Pogba refuzoi të pranojë se është i lumtur te Manchester United pas fitores ndaj Leicester Cityt.
Kësisoj pritet që gjatë kësaj jave të ketë lëvizje konkrete në këtë drejtim.
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...