Kombëtarja e Azerbajxhanit është kthyer e turpëruar në shtëpi pas humbjes 4:0 nga Kosova në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Azakëve iu është shuar ëndrra për Kampionatin Evropian të vitit 2020, duke u demoluar në Prishtinë në një natë të erret për futbollin e tyre.
Me këtë humbje nuk ka mundur të pajtohet assesi lojtari i Azerbajxhanit, Ruslan Gurbanov, i cili ka bërë deklarata aspak profesionale, duke përzier sportin me politikë.
Ai është ankuar në mos respektimin e himnit të Azerbajxhanit në Prishtinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, duke i cilësuar kosovarët njerëz të egër, e duke shtuar se shteti i tij bën mirë që se njeh Kosovën, raporton ‘azerisport’.
Kujtojmë se në mediet e Azerbajxhanit është kritikuar shumë paraqitja e kombëtares së tyre ndaj Kosovës.

Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...