Maurizio Sarri raportohet t’i ketë thënë bordit të Chelseas për të nënshkruar me Elseid Hysajn menjëherë pas arritjes së Gonzalo Higuainit në klub.
Chelsea synon të sigurojë përkohësisht shërbimet e Higuainit nga mesi i së mërkurës në mënyrë që lojtari të jetë në gjendje të luaj kundër Tottenham Hotspurit në Carabao Cup mbrëmjen e së enjtes, transmeton portali arbresh.info.
Higuaini kishte probleme në pjesën e parë të sezonit si një i huazuar në AC Milan nga Juventusi, por Sarri beson se mund të nxjerrë më të mirën nga argjentinasi, ashtu siç bëri në Napoli.
Bazuar në një raport nga ‘Daily Mirror’, Sarri tani synon transferimin e një tjetër lojtari që e ka menaxhuar te Napoli, 24-vjeçarin shqiptar – Elseid Hysajn.
Trajneri italian është i gatshëm për të hequr nga njëmbëdhjetshja startuese lojtarin e favorizuar nga tifozët, Cesar Azpilicueta, dhe e sheh Hysajn si një zëvendësues ideal.
Sarri kritikoi skuadrën e tij pas disfatës kundër Arsenalit dhe dëshiron përreth tij të ketë lojtarë që e di se mund t’i besojë./arbresh.info/
Numërohen 36% e votave për kandidatë, s’ka ndryshim në top p...
Real Madridi nis kontaktet e para me agjentin e Alvarezit
Tre emra fliten për të marrë stolin e Italisë, gjithçka do t...
Basha: Katër vitet e ardhshme janë mandat i autostradave e h...
Kusari: Kosova ka më pak burokraci për investime se sa vende...
I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë