Jose Mourinho kishte filluar të hyj në garë me Liverpoolin për të nënshkruar me Xherdan Shaqirin derisa Jurgen Klopp po finalizonte detajet e fundit të marrëveshjes para se Manchester United të hyj në bisedime me reprezentuesin e Zvicrës.
Trajneri portugez ishte duke kërkuar nënshkrimin në Old Trafford me ish anësorin e Bayern Munichut dhe Interit, që ishte në dispozicion për vetëm 13 milionë euro pas dëbimit të Stoke Cityt në Championship nga Premierë Liga, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ai nuk mund të arrinte as në pozitë për negociata me ish trajnerin e Chelseas, pasi Klopp kishte reaguar me shpejtësi në mënyrë për të siguruar shërbimet e reprezentuesit të Zvicrës në Anfield, të paktën kështu raporton ‘Blick’.
Shaqiri ishte i impresionuar nga natyra njerëzore e Kloppit dhe menjëherë vendosi t’i bashkohet Liverpoolit, edhe pse ishte në dijeni rreth interesimit nga United.
Southamptoni dhe West Hami ishin disa nga skuadrat e tjera që ishin duke kërkuar nënshkrimin me të, por lojtari zgjodhi që t’i bashkohet “Redsave”.
Ylli nga Gjilani nisi ndeshjen e parë të Liverpoolit këtë sezon në Premierë Ligë nga bankina duke bërë paraqitjen e parë në klub derisa kishin mbetur më pak se 10 minuta kohë lojë./arbresh.info/
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor
Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur kosovare Belkize Tuli Kr...
Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të S...