Manchester United dhe Tottenham kanë barazuar në ndeshjen derbi të xhiros së 21-të në kuadër të Premier League.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 2-2, shkruan Arbresh.info.
“Djajtë e kuq” e nisën ndeshjen më mirë duke shënuar me Hojlund në minutën e tretë.
Mirëpo nuk mungoi reagimi i Spurs, ku përmes Richarlisonit barazuan në minutën e 19-të.
Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë Rashford riktheu epërsinë e djajve në 2-1.
Por me të filluar pjesa e dytë Bentacur barazoi rezultatin në 2-2 dhe më gola nuk pati.
Kështu me këtë barazim Manchester United renditet i shtati me 32 pikë, teksa Tottenham është i pesti me 40 pikë./Arbresh.info/
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje
Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, shtatë të lëndu...