Oscar Mingueza nuk do të largohet nga Barcelona së paku gjatë këtij afati kalimtar, sipas “Marca”.
Disa klube kanë shprehur interesim për mbrojtësin e ri, por ai do të qëndrojë në Camp Nou me një vendim të marrë nga lojtari dhe vetë klubi.
Barcelona kishte qenë e hapur për të lejuar Minguezën të largohej nga Barcelona në formë huazimi për të fituar minuta, dhe ndërsa Valencia dhe Bordeaux ishin në bisedime, agjenti i lojtarit, Jose Maria Orobitg, nuk mundi të arrinte marrëveshje me asnjërin prej tyre.
Duke qenë se Mingueza po qëndron në vend, duket shumë më pak e mundshme që Thomas Meunier të vijë në klub në formë huazimi. Kjo nëse Barcelona nuk arrin të ndryshojë çështjen e Ousmane Dembeles, që të rinovojë kontratën e tij me kushte të reduktuara këtë afat kalimtar të janarit.
Sergino Dest është një tjetër emër që mund të lëvizjë për të krijuar hapësirë për disa marrëveshje në fund të dimrit, por si Mingueza, mbrojtësi i djathtë amerikan dëshiron të qëndrojë në Camp Nou./Arbresh.info
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...