Numri i biletave të shitura për Botërorin në Katar është 1.2 milionë.
Këtë e bëri të ditur të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Organizativ, Hassan Al-Tawadi.
“Unë mendoj se kërkesa është në një rekord të lartë.
Njerëzit po blejnë dhe mezi presin të vijnë,” tha al-Tawadi në Forumin Ekonomik të Katarit në Doha.
Shoqatat e tifozëve janë të shqetësuar për çmimet e fluturimeve dhe akomodimit, si dhe për të drejtat e njeriut në Katar.
“Ne po përpiqemi të krijojmë një mjedis në të cilin ekonomia përfiton, por ta bëjmë atë të pranueshëm për fansat, gjë që nuk është gjithmonë e lehtë të balancohet”, shtoi ai.
Kupa e Botës në Katar fillon nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor./GazetaBlic Sport
Qeveria procedon në Kuvend projektligjin për buxhetin e viti...
Dixon: S’mund të injoroni se çfarë ka bërë Serbia, sikur kan...
Avokati i Veselit: Përfundimi i këtij rasti do jetë sukses p...
Kiana Kryeziu garon sot në Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti: Nesër do të filloj diskutimet me partitë për çështjen...
Pas dorëheqjeve, KQZ dërgon për dekretim 18 emra të rinj për...