Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdoj këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 20-të.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar edhe orarin e kësaj jave, ku nga pesë sfida në Superligë, tri prej tyre zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera të dielën.
Ndeshja mes Dritës dhe Dukagjinit po konsiderohet si ndeshja më interesante e kësj xhiroje, duke marrë parasysh edhe pozitat e dy skuadrave në tabelë.
Të shtunën zhvillohet edhe sfida mes Llapit dhe Trepçës ’89 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.
Ndërkohë në Ferizaj po të njëjtën ditë takohet Ferizaj dhe Prishtina.
Të dielën në fushë zbret kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani që luan para adhuruesve të vet ndaj Drenicës.
Dueli tjetër i ditës së diel është ai mes Gjilanit dhe Malishevës. Të gjitha sfidat e xhiros së 20-të startojnë me fillim nga ora 13:00./telegraf
Uji vërshon brenda bizneseve në Gjirokastër
Barcelona merr një ofertë prej 100 milionë eurosh për Raphin...
JD Vance ishte “skeptik” ndaj operacionit për kapjen e Nicol...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
BE: Evropa e gatshme të zotohet për garanci ligjërisht dhe p...
Reshje të dendura në Vlorë, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët...