Steven N’Zonzi ka arritur në klinikën Villa Stuart për të kryer testin mjekësor te Roma, para transferimit prej 30 milionë euro nga Sevilla.
Një marrëveshje me reprezentuesin e Francës ishte pranuar mbrëmjen e kaluar dhe ajo besohet të jetë rreth 30 milionë euro, plus 5 milionë bonuse, transmeton portali arbresh.info.
Këtë pasdite, mesfushori u nis për në Itali dhe tani lojtari ka arritur te klinika Villa Stuart për të kryer testin mjekësor te “Giallorossët”.
Rreth 50 tifozë ishin të pranishëm në aeroportin Ciampino për të mirëpritur N’Zonzin, i cili ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kampionatin Botëror në Rusi këtë verë.
N’Zoni ka qenë shënjestër edhe e gjigantit në Premierë Ligë – Arsenalit./arbresh.info/
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...