Sergi Roberto do të largohet nga Barcelona pas tetë viteve qëndrim në ekipin e parë.
Mbrojtësi anësorë është futur në vitin e fundit të kontratës me katalunasit, pasi ajo aktualja skadon në verën e vitit 2022.
Palët kanë qenë në bisedime për një kohë të gjatë, por marrëveshja nuk është gjetur.
Sipas asaj që ka raportuar gazetari spanjoll Alfredo Martinez, bisedimet për rinovimin e kontratës janë ndërprerë.
29-vjeçari do të largohet nga Camp Nou gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Barcelona dëshiron ta shes që të fitojë diçka nga largimi i tij.
Roberto është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës që nga viti 2013, derisa ai ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e këtij klubi.
Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit, Shqipëris...
Mitrovica ndan 50 euro për fëmijët me autizëm në Ditën Ndërk...
Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu ...
“Iu bëftë mirë”, Kryetari i New Yorkut, Zohran M...
Përveç vetës, kë e çoi Brikena në nominim për finalistin e p...
Kapet me shtatë emigrantë në kamion, shoqërohet në polici nj...